Sali Berisha

Berisha: Në shtëpi, në qeli apo në ishull, unë do të bëj opozitë

”Unë jam Sali Berisha, me fuqinë e të vërtetës nuk mposhtem kurrë. Në shtëpi, në qeli apo në ishull, unë do të bëj opozitë”.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur sot Këshillin Kombëtar të Rithemelimit, ku gjatë fjalës së tij u shpreh se nuk ka asnjë fakt apo provë për ta burgosur atë, edhe pse sipas tij kjo është ajo që qeveria do të bëjë.

Sipas Berisha arsyeja se përse duan ta burgosin, është sepse janë “të tmerruar”, teksa shtoi se për ta goditur “përdorin kodin e mafies”.

“Nuk e kam fjalën këtu vetëm për kërkesën e fundit për arrestimin e Sali Berishës. Simptomat e kësaj sëmundje kanë kohë që janë shfaqur me kosto shumë të lartë për Shqipërinë. Një i dënuar që sot është në burg, McGonigal, zyrtari ndër më të lartët i kundërzbulimit amerikan, korruptohet nga Edi Rama dhe shpall Sali Berishën non-grata, kur e vërteta ishte se nuk kishin asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument kundër meje”.

Ai shtoi se në “sytë e të gjithë botës i vidhet vula PD-së, kur e vërteta është se shumica e demokratëve në dy palë zgjedhje dhe tre votëbesimi, kanë zgjedhur Sali Berishën si liderin e opozitës demokratike”.

“Nga tmerri që kanë prej tij, ndalohet emri i Sali Berishës në fletën e votimit. E vërteta është se koalicioni e kishte zgjedhur kryetar të tij. Tani duan dhe të burgosin Sali Berishën, por e vërteta është se për të bëtë këtë nuk kanë asnjë provë, asnjë fakt dhe nuk do kenë kurrë. Dhe për këtë ju rikujtoj se unë nuk jam as i akuzuar, jam thjesht një person nën hetim, për të cilin pas tre vitesh hetimi shterues nuk kanë gjetur asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument kundër meje”.

VIDEO BONUS: Gashi emocionohet kur flet për heroin Agim Ramadani: Është i skalitur përherë në shpirtin tim