Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Aurora Berisha ka njoftuar se kanë mbajtur takime në Baicë Çikatovë të Vjetër, dhe Drenasi ll.
Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se banorët e këtyre vendeve janë të bindur në fitoren e PDK-së për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Takime frymëzuese në Baicë, Çikatovë të Vjetër, dhe Drenasi ll. Banorët e këtyre vendeve me entuziazëm po e presin 9 shkurtin për t’i dhënë fitorën PDK-së. PDK-ja dhe kryeministri i ardhshëm, Bedri Hamza, do t’i jepin Kosovës një drejtim të ri. Ky drejtim do të sjell mirëqenie për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ajo.
Aurora Berisha në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 68./Ballkani.info/
Postimi i plotë:







