Berisha: Mesazhi i Dukës ishte shumë i qartë, keni krijuar zhurma për t’i përçarë njerëzit e futbollit, do të dështoni

Kryetari i tifogrupit “Dardanët”, Lulzim Berisha ka reaguar edhe një herë në lidhje me çështjen e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Berisha në llogarinë e tij në Facebook ka përkujtuar mesazhin e kreut të FSHF-së dhe anëtarit ekzekutiv të UEFA-s, Armand Dukës i cili kërkoi nga MKRS-ja të tejkaloj “veprimet burokratike”.

Sipas kreut të tifogrupit të Kombëtares së Kosovës, disa njerëz po mundohen ta pengojnë avancimin e futbollit kosovar.

Postimi i plotë:

Mesazhi i anetarit ekzekutiv te UEFA-s dhe i presidentit te FSHF-se Armando Duka ishte shume i qarte.

“T’i lihet udhe topit te vazhdoje te rrotullohet dhe jo te pengohet nga ndonje institucion burokratik”.

Kete duhet ta kuptojne edhe ata qe dalin prej vetes duke u mundu me mish e me shpirt qe ta pengojne avancimin e futbollit kosovar permes vonesave te licencimit te FFK-se. Keni kriju zhurma kot per ti perqa njerzit e futbollit por sa here te veproni keshtu keni me deshtu qysh keni me deshtu edhe tash.