Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar masën e re gjyqësore që dje është vendosur ndaj tij.

Ai ka bërë me dije se do ta respekton këtë masë dhe do të paraqitet në polici ashtu siç i është kërkuar.

Në një konferencë për media, Berisha ka akuzuar ashpër kreun e SPAK-ut, Altin Dumani.

Sipas tij, ai po e mbron kryeministri Edi Rama.

“Altin Dumani është po aq kriminel elektoral sa Taulant Balla, Damian Gjiknuri… ka mbyllur dosjet e krimeve elektorale, e vrasësve serial. Ndërsa Rama do më çdo kusht që partia e tij të vazhdojë të jetë në pushtet, se i dalin të gjitha krimet pastaj”, ka thënë Berisha.

Ai ka bërë me dije se masa e re ndaj tij është marrë për shkak se po e sulmon SPAK-un.

“Mësova më vonë dhe dua t’ju konfirmoj se kemi të bëjmë me një krim të shëmtuar kushtetues. Skapistët të tmerruar nga krimi i tre kanë kryer një krim tjetër. Kanë kërkuar vendosen e masave të sigurisë sepse Berisha po sulmon SPAK dhe Gjykatën, Irenën dhe Dumanin. Zbatuan urdhrin e Edi Ramës pasi janë tmerruar nga denoncimet nga vjedhjet që kanë bërë. Të kesh 3 banesa me rrogë shteti dhe të banosh në një të katërt, e kuptoni vetë ju çfarë po ndodh, e merrni me mend se si janë larë paratë me thasë. Këtë mësova unë. E kam bërë të qartë, që unë, gjersa është një proces që buron nga parlamenti, do paraqitem”, ka deklaruar ai.