SPAK

Berisha mbërrin në SPAK për t’u marrë në pyetje: Opozita do të fitojë, jam këtu për të përfaqësuar shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha mbërriti në SPAK ndërsa la banesën ku ndodhet në arrest shtëpie për t’u drejtuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, ku do të merret në pyetje nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, të cilët po hetojnë dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Beteja me botën e krimit vazhdon. Opozita do të fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, përfaqësuar shqiptarët, përfaqësuar pluralizmin, Partinë Demokratike! Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë, që angazhohet në betejë kundër pluralizmit. Ne do fitojmë, fitore, fitore, fitore”, tha Berisha për mediat.

Të pranishëm janë deputetët Edmond Spaho, Albana Vokshi, Flamus Noka Luçiano Boçi, Gent Strazimiri, Eno Bozdo, Tritan Shehu, Luan Baçi.

Nuk kanë munguar as simpatizantë të ish-kryeministrit dhe përfaqësues të tjerë të PD.

VIDEO BONUS: A do ketë mbyllje përsëri për shkak të koronavirusit? Mjeku kosovar e jep përgjigjën