Zafir Berisha

Berisha: Kurti e mbyti shpresën për një jetë normale në Kosovë, pa pikë marre del në aeroport e ju thotë rruga mbarë

Zafir Berisha i NISMA-s,i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se pasi që e mbyti hpresën për një jetë normale në Kosovë, pa pikë marre n airoportë ju thotë rruga e mbarë.

Berisha tutje ka pyetur se ku ka mbetur premtimi se do të angazhohet për me e kthy “trurin”.

“Pasi e mbyti shpresën për një jetë normale në Kosovë, pa pikë marre në airoportë ju thotë rruga mbarë atyre që ikin nga Kosova. Ku mbeti premtimi (mashtrimi) se do të angazhohet për me e k’thy “trurin” në Kosovë pasi të vije në pushtet.” – ka shkruar Berisha.

Ai gjithashtu ka thënë se Kurti e ka pru Kosovën në atë gjendje që “top lajm” me u bë ikja e qytetarëve.

“E ka pru Kosovën në atë gjendje që “top lajm” me u bë ikja e një polici, a ka më mjerim për një shoqëri e cila ka ardhën në këtë gjendje.” – ka përfunduar Berisha.

VIDEO BONUS: “S’është kapiteni, është kryeministri”, Kurti përcolli 50 qytetarë për udhëtimin e parë pa viza