Zafir Berisha

Berisha kritikon Kurtin duke e cituar Kantin: Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, nuk njihet shumë për citime të filozofëve. Por për të kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj ShBA-së, ai ka përdoru një frazë të famshme të Immanuel Kanti.

Ai ka bërë me dije se kryeministri Kurti nuk po është mirënjohës ndaj asaj që ShBA-ja ka bërë për Kosovën.

Në profili e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se mirënjohja dhe fjala e dhënë janë vlerat të shqiptarëve.

“Mosmirënjohja është tipar i njerëzve të lig dhe të pabesë apo siç ka thën Immanuel Kanti: Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë! Amerikanët nuk është se kanë nevoj shumë me qenë Albini dhe analfabetët e tij mirënjohës për ndihmën që i kanë bërë vendit tonë, sepse jemi të bindur se ndihmën që ja kanë bërë vendit tonë nuk e kanë bërë që dikush nga ne t’i themi flm Amerik! Ata (ameeikanët) kanë rregulla dhe parime për të cilat vdesin dhe nuk i shkelin as nuk i ndryshojn e mbi këto vlera dhe shumë të tjera kanë qenë afër me Kosovën dhe qytetarët e saj në kohët më vendimtare, sepse për ata fjala dhën është ligj. Respekti, mirënjohja dhe fjala e dhën, janë edhe vlerat tona me të cilat na kanë njohur të tjerët gjatë historisë”, ka shkruar Berisha.

Sipas tij, sjellja e Kurtit ndaj aleatëve të Kosovës është hipokrizi.

“Devijimi nga këto vlera prej Albini dhe myhypëve të sektit të tij, tregon karakterin prej hipokriti i cili për llogari të misionit të dyshimtë, po i rrezikon të arriturat e mëdha që ka bërë lëvizja jonë kombëtare për më shumë se 50 vite. Egoistët shpirtligët dhe të pabesët jo vetëm që janë mosmirënjohës, ata e mohojnë mirësinë, ndihmën dhe respektin që kanë marrë prej të tjerëve, e në rastin tonë kur ja shton fushatën e poshtër kundër atyre që na kanë ndihmu, tregon kulmin e jo-njerzillëkut”, ka shkruar Berisha.

VIDEO BONUS: