Berisha kërkon t’i japë fund debatit për Kodin e ri Civil, Konjufca: Ide e mirë i dashur deputet, por s’kam qare…

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kërkuar që drafti i Kodit të ri Civil – ku përfshihet edhe një pikë që i hap rrugë të drejtës së personave të gjinisë së njëjtë për t’u martuar mes vete – të hedhet menjëherë në votim.

Vetë, Berisha u deklarua kundër këtij Kodi, pasi tha se “vendi ynë i ka nja 1 mijë probleme më të mëdhaja sesa kjo”.

“Unë kryetar besoj që vendi ynë i ka nja 1 mijë probleme më të mëdhaja sesa kjo që jemi duke e diskutu këtu. A mundesh me e vendos në votim. Këtu gati po dihet kush është për dhe kush është kundër. Është vullneti i deputetëve dhe ta kapërcejmë, të ecim përpara”, tha Berisha.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kjo “është shumë ide e mirë”, por se nuk mund të veprojë sipas kërkesës së Berishës.

“Po.. është shumë ide e mirë i dashuri depuet, por nuk po kam qare pa kalu nëpër të gjithë ata që ma kanë kërkuar fjalën”, tha ai.