Berisha: Ka qenë një vit i vështirë, por po qëndroj i fortë dhe po luftoj që të kthehem sa më parë në fushë

Berisha shpreson që të rikthehet sa më parë në fushë, pa përfunduar sezoni 2018/19, për të luajtur për disa minuta në sezonin që duhet harruar sa më parë.

U transferua verën e kaluar nga Salzburgu te Lazio me shumë bujë. Por, mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka vuajtur shumë, duke qëndruar më shumë në infermieri sesa në fushë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Berisha ka treguar për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar në sezonin 2018/19, dhe për luftën që po bën për t’u rikthyer edhe më i fortë.

“Ka qenë një vit i vështirë deri tani, kam pasur shumë lëndime”, shkroi Berisha.

“Por, ende po qëndroj i fortë dhe po luftoj që të kthehem në fushë sa më shpejtë një ose dy lojë para se të përfundojë sezoni!”.

“Jam këtu duke u munduar të kthjellojë mendjen. Do Zoti të kthehem shpejt”, shkroi ai në Instagram. Duke treguar gjithashtu se ka dal për shëtitje.

26-vjeçari ka bërë vetëm 14 paraqitje këtë edicion me Lazion. Ai nuk ka shënuar asnjë gol, teksa ka dhuruar një asist. /Gazeta Express/