Banjska

Berisha i PDK-së me akuzë të rëndë, thotë se Banjska ishte skenar i Kurtit, Vuçiqit, Borrellit e Lajçakut

Hisen Berisha, deputet i PDK-së, ka dhënë dje një intervistë në “Debat Plus”, ku ka folur për shumë tema, përfshirë sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.

Në lidhje me këtë temë, Berisha ka pasur një akuzë të rëndë në drejtim të kryeministrit Albin Kurti. Ai ka akuzuar se sulmi në Banjskë ishte skenar i katër njerëzve që ulen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel.

“Ka qenë Skenar komplet (Banjska v.j.). Skenar i katër njerëzve që ulen në tavolinën e bisedimeve, katër njerëzve që ulen në tavolinën e bisedimeve në Bruksel për Kosovën, skenar i tyre. E kam bo këtë analizë me 27 në KTV dhe e kam me shkrim në faqen teme publike dhe çdo kund.” – deklaroi ai.

Në këtë kontekst, Lirim Mehmetaj, analist, deklaroi se Berisha po aludon në Kurtin, Aleksandar Vuçiqin dhe dyshen evropiane, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak.

“Katër që nuk e njohin Kosovën, pos ky që e ka detyrime me e zbatu standardet e të qenit kryeministër i Republikës së Kosovës.” – deklaroi ai.