Berisha i lidhë sulmet ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd me projektin e Minishengenit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas sulmit që i është bërë ambasadës së Malit të Zi në Beograd.

Berisha thotë se një gjë e tillë ndërlidhet me përpjekjet e Vuçiqit dhe Ramës për të shtyrë përpara projektin e  ashtuquajtur ‘minishengen’ që ka për qëllim krijimin e një ‘Jugosllavie të re’.

Ish-kreu i PD’së thotë se një nismë e tillë nxitë luftë dhe ka ftuar NATO-në dhe BE’në të dënojnë një projekt të tillë.

Shkrimi i plotë i Berishës:

Luftënxitësi Vuçiç kërkon te destabilizoje Malin e Zi!

Te dashur miq, projekti i Jugosllavisë se Re me emrin maske Minishengen, i serbomadhit Aleksander Vuçiç dhe argatit te tij te Tiranës Zografi Bis, po destabilizon Malin e Zi.

Ne këto përpjekje luftënxitëse Vuçiç mobilizoi mbrëmë ne Beograd te gjithë vrasësit, përdhunuesit, pengmarrësit, zjarrvënësit serb qe kryen gjenocid dhe masakra ne Kosove dhe qe tani përbejnë korpusin kriminal te tifozëve te Yllit te Kuq si dhe kishën raciste serbe për te sulmuar ambasadën e Malit te zi duke hedhur parulla raciste antimalazeze dhe antishqiptare.

Duke dënuar me ashpërsinë me te madhe këto përpjekje luftënxitëse për projektin e Jugosllavisë se Re te serbomadhit Vuçiç dhe argatit te tij ne Tirane, Zografit Bis ju bej thirrje vendeve anëtare te NATOs dhe BE te dënon ashpërsisht këtë projekt qe premton vetëm konflikte dhe destabilizim për rajonin tone. sb