Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama dorëheqjen, duke i sugjeruar të zgjedhë fatin e Ramiz Alisë.
Në një deklaratë për mediat, kreu i PD-së e krahasoi zgjedhjen që, sipas tij, ka përpara Rama me fatet e dy ish-udhëheqësve komunistë.
“Sikundër, i sugjeroj që midis fatit të Çausheskut dhe fatit të Ramiz Alisë, të zgjedhë këtë të dytin. Rrugë tjetër nuk ka.”Reklamë
Çaushesku u ekzekutua pas rrëzimit të regjimit rumun më 1989, ndërsa Ramiz Alia u largua nga pushteti gjatë tranzicionit politik në Shqipëri.
Berisha deklaroi gjithashtu se PD-ja do të vazhdojë ta mbështesë protestën studentore, pavarësisht veprimeve të qeverisë, policisë dhe shërbimeve, të cilat i cilësoi si provokime.








