Berisha i drejtohet VV’së: E lëshuat bajarakun, propozut pagë minimale 350 euro e sot propozoni pagë 250 euro

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha gjatë seancës së sotme ka thënë se ky projektligj është për faqe të zezë e për mashtrimin e juaj elektoral.

“Jeni sprova me e madhe që iu keni bërë institucioneve të Kosovës dhe të shoqërisë në përgjithësi duke i kthyer në personat që në çdo miratim buxheti në çdo rishikim buxheti, e çdo miratim të çdo ligji që i prek financat e shtetit ju keni nëpër gojë jo që shpenzoni shumë por vetëm për faktin dhe arsyen se çdo përballje të kësaj qeverie, ju e keni lëshuar bajrakun”, ka thënë Hisen Berisha, deputet i PDK’së.

Ai ka shtuar se qeverisja në pushtet e ka lëshuar bajrakun.

“Premtimi kryesor dhe bajrakun që e lëshuat gjatë fushatës elektorale ka qenë rritja e pagës minimale ne vlerën e premtuar 350 euro”, ka thënë Berisha.

Ndër të tjera ai ka shtuar se sot po propozohet paga minimale 250 euro.

“Sot edhe po ta propozoni 500 euro është e pamjaftueshme, por ju jo që se mbajtët premtimin por e lëshuat bajrakun, e sot po propozoni një pagë neto minimale prej 250 euro”, ka thënë Berisha.

Ai ka shtuar se kjo qeveri po jep 1 milion arsye.

Ai ka kërkuar të mos diskriminohen veteranët e luftës.

“Jeni bo bajat me atë 20 vjetëshin. Reflektoni dhe urdhëroni ashtu siç ju kam ftuar. Këto janë aktegori morale,e jo partiake. Kthene këtë ligj, bëjeni si duhet. Nëse vuani nga kompleksi se nuk keni qenë pjesë e asaj lavdie, të paktën respektojeni atë lavdi’’.