Berisha: Familjarët që humbën të afërmit nga Covidi, nuk po i marrin paratë e premtuara nga Qeveria

Gazetari Ridvan Berisha, thotë se familjarët që humbën të afërmit nga koronavirusi, nuk po marrin përgjigje lidhur me përfitimin e skemave në fuqi.

“Aplikacionet e shume familjareve qe humben me te dashurit nga COVID-19, nuk po trajtohen nga institucionet gjegjese, rrjedhimisht po e kane te pamundur per te perfituar nga skema ne fuqi e Qeverise prej 1500 Euro. Denoncimet ne adresen time jane te shumta. A e dini pse?”, shkruan Berisha.

Shkrimi i plotë:

Lajm me rendesi per Ministrine e Shendetesise!

Aplikacionet e shume familjareve qe humben me te dashurit nga COVID-19, nuk po trajtohen nga institucionet gjegjese, rrjedhimisht po e kane te pamundur per te perfituar nga skema ne fuqi e Qeverise prej 1500 Euro. Denoncimet ne adresen time jane te shumta. A e dini pse?

Kosovaret qe humben jeten si pasoje direkte e COVID-19, ne fletleshimet e spitaleve paramendojeni, nuk jane evidentuar si raste te vdekjeve nga ky virus. Ky argument e rikonfirmon shqetesimin se qellimshem numri i vdekjeve nga ky virus eshte raportuar ne menyre te pasakte nga institucionet. Kjo ne pikepamjen time paraqet edhe veper penale.

Besoj se ministria e Shendetesise do te duhej te mos i shperfille keto raste, eshte padrejte e besa edhe e pandershme!