Zafir Berisha

Berisha e quan Qeverinë Kurti “skuadër të adoleshentëve politik”, citon një profesor të psikologjisë

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se fitorja e VV-së më 14 shkurt të vitit 2021 po i kushton Kosovës dhe gjithë shoqërisë.

Qeverinë e Albi Kurti ai e ka quajtur “skuadër të adoleshentëve politik.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se 14 shkurti ka qenë një “truk”.

Viktimat e trukut të 14 shkurtit /21, besoj tashmë janë bindur se besimi në “skuadrën” e adoloshentëve politik, përpos që do t’i kushtoi atyre, po i kushton edhe shoqëris në përgjithësi! Hipokrizia e shpërfaqur ditëve të fundit nga kjo “skuadër”, është një tregues se arma e mashtrimit për të tjerët pa kurfar fakti apo argumenti duke keqpërdor krizën morale në shoqërin tonë, do të bie si bumerang mbi të gjithë pa dallim”, ka shkruar ai.

Më tej, ai ka citur edhe një profesor të psikologjisë.

Garnitura e njerzëve që për çdo ditë po bëhen lajm në paqavura informative duke u “mburrur” si munges e “burrëris” që derivon nga papjekuria e tyre politike të bie në përfundimin; “Sa më pak të dish aq më mirë do jesh!”-thënia është e vjetër por tashmë e mbështet edhe shkenca “Vetëm injoranca mund të na dhurojë lumturinë e vërtetë” – shpjegon Michael Smithson, profesori i psikologjisë”, ka shkruar Berisha.