Kandidatja për deputete nga PDK, Aurora Berisha ka reaguar ndaj reduktimeve të ashpra të rrymës që janë shtrirë në tërë vendin. Ajo ka thënë se kjo është “dhurata” që kjo qeveri servon për qytetarët në prag të festave të fundvitit.

“Kjo qeveri, gjatë këtyre katër viteve, i ka sjellë Kosovës vetëm terr. Kosova ka nevojë për energji të reja dhe për njerëz që sjellin dritë dhe shpresë. PDK-ja dhe Bedri Hamza do ta largojnë terrin nga Kosova.”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë: