Berisha dhe Durmishi startojnë kundër Apollon Limasolit
Nënkapiteni i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha ka startuar sonte në ndeshjen e Lazio kundër Apollon Limasolit.
Berisha është njëri prej shqiptarëve që ka startuar sonte pa harruar këtu edhe Riza Durmishin.
Lazio tashmë e ka siguruar kalimin tutje në fazën e 32 skuadrave më të mira në Europa Ligë, derisa po lufton me Frankfurtin për vendin e parë.
Ndërkohë, Apollon Limasol tashmë është eliminuar nga kjo garë.