Bëri bujë me historinë e saj për trafikimin, ‘Miss Universe’, Tuti Sejdiu dhe Kenan Gashi pjesë e protestës në Ferizaj për vrasjen e 18-vjeçares

Tuti Sejdiu, për publikun shqiptar u bë e famshme që nga përzgjedhja e saj si “Miss Universe Kosova 2020”.

Bukuroshja nga Gjilani po ashtu mori vëmendje edhe për historinë e saj të trishtë, pasi si fëmijë 13-vjeçar ishte përdhunuar, por edhe i kishte shpëtuar një trafikimi.

Sipas raportimeve që ka bërë, thuhej se komshiu i familjes ishte ai që e mori Sejdiun dhe e depërtoi në Novi Sad të Serbisë, duke e detyruar të kalojë nëpër duart e shumë meshkujve pa dëshirën e saj.

E njëjta së fundmi ka qenë e pranishme në protestën e organizuar në Ferizaj, në shenje revolte ndaj vrasjes së 18-vjeçares.

Në pamjet që ka ndarë në rrjete sociale, Sejdiu shkroi: “Sot në protestë për M. dhe për të gjitha viktimat e dhunës, shantazhimit, kërcënimit, trafikimit. T’i luftojmë këto dukuri të tmerrshme që raste të tilla të mos kemi më”, shkroi ajo.