Kritikat ndaj belgut

Berbatov i del në mbrojtje Lukakut

Sulmuesi i Manchester United, Romelu Lukaku ka pasur paraqitje zhgënjyese gjatë këtij sezoni, por ish lojtari i “Djajve të Kuq”, Dimitar Berbatov beson se kritikat i kanë bërë dëm 25 vjeçarit.

Berbatov ka kërkuar nga tifozët të mos e kritikojnë ashpër Lukakun pas formës së dobët të treguar në këtë stinor, me ish sulmuesin e Evertonit që realizoi një gol në fitoren e thellë 4-1 të Unitedit të shtunën e kaluar ndaj Fulhamit.

Ky gol i Lukakut ishte i pari për të në “Old Trafford” që nga muaji mars, derisa numëron gjithsej 6 gola në Premier League.

Lukaku ka mbetur shpesh jashtë formacionit startues këtë sezon, por Berbatov beson se kritikat janë shumë të ashpra në drejtim të sulmuesit belg.

“Sulmuesit në ditët e sotme janë më shumë se vetëm golat. Si do t’i ndihmojnë kritikat Lukakut? Mendoni se ai nuk e di se nuk ka shënuar sa duhet në ditët e fundit? Ishte e rëndësishme të shënonte ndaj Fulhamit, jam i bindur se ka ndjerë lirim. Mua më pëlqen shumë ai sepse është i mirë me topin, është i fuqishëm. Nëse prekja e parë e topit nuk është e mirë, atëherë dërgoni topa që mund t’i ndalojë. Mbajeni në mend se ai ka nevojë për gola në mënyrë që të fitojë vetbesim”, u shpreh Berbatov.