Berat Buzhala tallet keq me Kryeministrin Kurti: Takimet ndër vite në Shtëpinë e Bardhë

Gazetari Berat Buzhala ka komentuar takimet që kanë zhvilluar ndër vite krerët e institucioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është tallur me kryeministrin Albin Kurti, duke nënkuptuar se me të s’po takohet askush.

Buzhala ka publikuar një foto të Kurtit, ku shihet i vetëm në një dhomë, me telefon në duar.

Bashkë me këtë fotografi, ai ka publikuar edhe disa foto nga takimet që kanë zhvilluar Presidenti Historik, Ibrahim Rugova me ish-presidentin Bill Clinton dhe ish-presidentët Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu me ish-presidentin George W.Bush.

“Takimet nder vite ne Shtepi te Bardhe 🤦‍♂️”, ka qenë mbishkrimi i Buzhalës për këto fotografi.