Berat Buzhala: Rama e di që nuk i ka 71 mandate, lëvizja që pritet të bëjë

Gazetari Berat Buzhala u shpreh pasi dëgjo konferencën e kryeministrit Rama tha se ky i fundit nuk foli për fitore, megjithatë ai do të tentojë që të bëjë një qeveri me bazë të gjerë me demokratët e Lulzim Bashës.

Buzhala tha se edhe nëse do të merrte 60 mandate, Rama do të tentonte që të bënte një koalicion të gjerë me demokratët.

“Edhe nëse do të merrte 60 mandateRama do të tentonte sërish ta bënte qeverinë. Sepse Rama nuk është nga ata politikanë që dorëzohet “, tha Buzhala.

“Rama e di që nuk i ka 71 mandate. Unë supopzoj që do t’ ofrojë PD-së një variant për të qeverisur bashkë”, tha ai.