Beqiraj me Malin e Zi ngrihet në Ligën B

Fatos Beqiraj me Malin e Zi ka arritur që të ngrihet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Mali i Zi sonte fitoi 4:0 në shtëpi ndaj Qipros dhe e siguroi vendin e parë në Grupin 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Stevan Jovetiq (14’), Aleksandar Boljeviq (25’, 28’) dhe Stefan Mugosa (60’) shënuan për Malin e Zi.

Beqiraj ishte në stol dhe nuk u aktivizua në këtë ndeshje. Mali i Zi ka përfunduar në vendin e parë me 13 pikë pas gjashtë ndeshjeve, duke lënë prapa Luksemburgun e Azerbajxhanin. Në Ligën D ka rënë Qipro.

Gjibraltari në anën tjetër ka arritur të ngrihet në Ligën C. Gjibraltari barazoi sonte 1:1 në shtëpi me Lihtenshtajnin në ndeshjen vendimtare të Grupit 2 të Ligës D. Daniel Braendle (17’ autogol) shënoi për Gjibraltarin, ndërsa Noah Frick (44’) për Lihtenshtajnin.

Gjibraltari ka përfunuar në vend të parë me tetë pikë, Lihtenshtajni i dyti me pesë pikë, e San Marino në vendin e tretë me 5 pikë.

Në Ligën C janë ngritur edhe Ishujt Faroe. Ishujt Faroe kanë barazuar 1:1 në udhëtim me Maltën në ndeshjen vendimtare sonte. Faroet kanë përfunduar në krye të Grupit 1 të Ligës D me 12 pikë, tri më tepër se Malta. Letonia, e cila mposhti Andorrën në udhëtim me 5:0 sonte, përfundoi në vend të tretë me shtatë pikë. Andorra doli e fundit me dy pikë.