Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqaj ka njoftuar se ka takuar banorët e Bellanicës në Malishevë.

Beqaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se edhe Bellanicë ka përkrahje, mbështetje e entuziazëm për zgjedhjet e 9 shkurtit, raporton Ballkani.info.

“Sonte patëm kënaqësinë të takohemi me banorët e Bellanicës në Malishevë. Si në gjithë Kosovën, edhe këtu ndjemë besimin e madh dhe përkrahjen e sinqertë të qytetarëve. Ky entuziazëm dhe mbështetje na motivojnë edhe më shumë për të punuar me përkushtim, duke e bërë fitoren tonë më 9 shkurt 2025 të pashmangshme”, ka shkruar ai.

Hajdar Beqaj në zgjedhjet parlamentare garon me numrin 31./Ballkani.info/

Postimi i plotë: