Komisioni, Parlamenti dhe Këshilli i Bashkimit Evropian janë duke zhvilluar trialogun për liberalizimin e vizave për Kosovën. Nëse në këtë periudhë arrihet pajtimi në mes të këtyre tri institucioneve, atëherë mund të pritet që në fillim të dhjetorit të merret vendimi për liberalizim.
Ndërkaq analisti Behlul Beqaj në një prononcim për Ballkani.info, ka thënë se këtij vendimi do ti gëzohen politikanët, sepse sipas tij ata po largojnë qytetarët nga ky vend me politikëbërjen dhe se në Kosovë do të mbesin vetëm ata “ithtarët dhe vartësit” që ja zgjasin dorën pushtetit.
“Liberalizimi i vizave është i domosdoshëm dhe i nevojshëm për tëdal nga izolimi ,por këtij vendimi kanë arsye ti gëzohen më shumë politikanët se sa qytetarët për shkak se po i largojnë të gjithë të pakënaqurit dhe të zhgënyrit me politikbërjen e tyre dhe në Kosovë do të mbesin vetem ithtarët e tyre dhe vartësit që mund tia zgjasin pushtetin sa herë që dëshirojnë pushtetarët”, ka thënë Beqaj për Ballkani.info
Sipas Beqajt është jo logjike të caktohen vendime se kur do të bëhet liberalizimi sipas tij sikur do të kishte me qenë standardi i lirisë së qarkullimit kriter, pa dyshm që kosovarët do ti gëzoheshin lirisë para shumë shteteve.
“Është jo logjike të prognozosh për vendime që merren sipas kritereve që i caktojnë dhe i ndërojnë ata që vendosin për këtë. Sikur të ishte standardi i lirisë së qarkullimit kriter ,kosovarët është dashur para shumë shteteve tjera të gëzonin lirinëe qarkullimit”, ka theksuar Beqaj./Ballkani.info







