Deputeti i PDK-së, njëherit kandidat për një tjetër mandat, Hajdar Beqa ka reguar pas reduktimeve të gjata të rrymës në disa zona të Kosovës.

Ai ka thënë se skandaleve të vazhdueshme në sektorin e energjisë e aferave korruptive të Qeverisë Kurti, i shtohet edhe mungesa e vazhdueshme e rrymës, transmeton Ballkani.info.

“Prandaj, kërkohet zgjidhje e menjëhershme nga institucionet relevante për garantimin e furnizimit stabil me energji elektrike për të gjithë qytetarët, si në qytete ashtu edhe në fshatra”, ka shkruar Beqa.

Tutje deputeti i PDK-së ka thënë se në të kundërtën, qytetarët kanë të drejtën të shprehin pakënaqësinë e tyre nëpërmjet protestave dhe formave tjera demokratike.

Postimi i plotë: