Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk e manipuloi Partinë Demokratike, por votuesit e tij.

“Albin Kurti nuk na ka manpulu neve, ai i ka manipulu 50 për qind të votuesve, nuk e besoj që PDK-në, unë mendoj se prap nëse ka ftesë me u taku pozitë – Opoztë edhe liderët mes vete duhet mu taku”, pohoi ai në “Debat Plus.”