Real Madridi e fitoi ndeshjen e parë të turneut parasezonal të mërkurën, duke e mposhtur Fenerbahcen me rezultat 5-3, mirëpo Karim Benzema tha se nuk do ta mbivlerësojë këtë fitore.
Pikërisht kur rezultatet nuk po shkonin ashtu siç Real Madridi kishte shpresuar, sulmuesi francez e ka vendosur të gjithë përqendrimin e tij te fillimi i sezonit 2019/20.
“Lejomëni të ju them diçka, ky quhet turne parasezonal. Turneu parasezonal e ka qëllim vetëm për ta arritur një formë më të mirë kur të fillojë sezoni i ri”, u shpreh francezi, pasi shënoi het-trik në fitoren e “Audi Cup”.
“Jemi duke punuar shumë në një nivel fizik dhe në një nivel taktik. Kritikat janë normale pasi të pësosh disfatë dhe shtatë gola, por kjo është në të kaluarën dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë”.
“Unë i nxis tifozët të na besojnë sepse kemi nevojë për ta. E kam një ndjenjë të mirë për këtë sezon. Ndihem mirë edhe në nivelin individual, gjithashtu, edhe pse kam nevojë edhe për më shumë stërvitje”.
Mediat spanjolle raportojnë se, në stërvitjet e ardhshme, Real Madridi shpreson se do ta marrë pjesë edhe mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, për të cilin megjithatë nuk është as afër të arrihet ndonjë marrëveshje.
“Nuk mund të flas për këtë gjë. Ne e kemi një skuadër të mrekullueshme dhe jemi të përqendruar për të punuar”.







