Benzema e Vinicius shkëlqejnë në fitoren e Realit

Real Madridi ka fituar pa probleme ndaj Valencias me rezultat 4:1, në kuadër të xhiros së 20-të në La Liga.

Yjet e ndeshjes ishin padyshim lojtarët më të spikatur te Reali këtë edicion, Karim Benzema dhe Vinicius Junior.

Benzema (43’ 88’) dhe Vinicius (52’ 61’) shënuan nga dy gola secili në fitoren e vendasve. Francezi shkoi në kuotën e 17 golave në ligë, ndërsa braziliani në 12.

Goli i nderit nga mysafirët u shënua me Goncalo Guedesin në të 76-n.

Reali mbetet lider i La Ligas me 49 pikë, tetë më shumë se Sevilla në vendin e dytë, por e cila ka dy ndeshje më pak. Valencia është e nënta me 28 pikë.