Benjamin Netanyahu viziton Shqipërinë

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu do të udhëtojë për në Shqipëri dhe Bullgari për t’u takuar me politikanët Ballkanikë në fillim të muajit të ardhshëm.

Ai do të marrë pjesë në një samit të paracaktuar rajonal në Shqipëri më 1 nëntor.

Sipas zyrës së shtypit Netanyahu do të kalojë dy ditët e ardhshme në Bullgari, ku do të takohet me krerët e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

Kjo do jetë hera e parë që një kryeministër i Izraelit vjen në Shqipëri, më herët, në vitin 1994, ministri i atëhershëm i Jashtëm, Shimon Peres vizitoi Tiranën.