Benjamin Kololli është futbollisti më i ri i skuadrës zvicerane, Basel.
Futbollisti nga Kosova u prezantua sot te Baseli si transferimi më i r inga ekipi japonez, Shimizu S-Pulse.
Kololli ka folur për herë të parë si futbollist i Baselit, duke theksuar se mezi pret të vesh fanellën e gjigantit zviceran.
“Mezi pres që së shpejti të vesh fanellën kuqeblu dhe jam shumë krenar që së shpejti do të luaj në Joggeli! Unë kam qenë në gjendje të luaj në këtë stadium disa herë, por tani jam i lumtur që mund ta bëj këtë me Baselin dhe tifozët e jashtëzakonshëm pas meje”.
“Do të jap gjithçka për të pasur sukses me klubin. Unë tashmë e njoh trajnerin dhe mezi pres të takoj të gjithë stafin dhe bashkëlojtarët së shpejti” – tha ai për faqen zyrtare të klubit.
Baselin e drejton Fabio Celestini, me të cilin Kololli ka punuar te Laussane.
Kololli prej verës së vitit 2021 ishte te Shimizu S-Pulse në Japoni. /Ballkani.info







