Bëni kujdes në Prishtinë: Brenda pesë ditëve janë thyer 4 vetura Golf 7

Një dukuri shumë e keq është duke ndodhur në Prishtinë, derisa veturat Volkswagen Golf 7 po thyhen dhe po u vidhen dritat e prapme dhe radiot.

Në Prishtinë ditëve të fundit është duke ndodhur një gjë aspak e mirë, kjo pasi thyerja dhe vjedhja e veturave po vazhdon të jetë trendi.

Cak i hajnave po janë veturat Volkswagen Golf 7 dhe brenda pak ditëve janë thyer katër apo edhe më shumë nga ky lloj i veturave.

Në grupin “Marakali t’kerreve”, kanë publikuar fotografi të ndryshme, pronarët që e kanë pësuar nga këto vjedhje.

Siç mëson Metro, vjedhjet kanë ndodhur me 3 shtator, 4 shtator, 6 dhe 7 shtator, në kryeqytet.

Të gjitha veturat janë Golf 7 dhe saktësisht atyre po u vidhen dritat e prapme apo stopa, si dhe në disa raste edhe radiot.

Më poshtë keni fotografitë e veturave të dëmtuara në Prishtinë.

Thyerja e Golf 7 me 3 shtator. 

Thyerja e Golf 7 me 4 shtator. 

Thyerja e Golf 7 me 6 shtator. 

Thyerja e e Golf 7 me 7 shtator.