Benevento ka shkaktuar tronditje të madhe në Serie A, pasi e mundi kampionin në fuqi, Juventus, duke ia zbehur dukshëm gjasat për ta mbrojtur titullin.
Adolfo Gaich e shënoi golin e vetëm dhe atë që ishte goli i tri pikëve historike për Beneventon në Allianz Stadium, në përpjekjet e saj për mbijetesë në ligën elitare italiane të dielën, raporton Gazeta Express.
Si pasojë e kësaj disfate, e cila e katërta për skuadrën e Andrea Pirlos këtë sezon, bardhezinjtë ngelin në shifrën e 55 pikëve, 10 larg liderit Inter, 11 ndeshje para përfundimit të sezonit 2020/21.
Në një ndeshje të mbizotëruar plotësisht në Juve, ashtu siç pritej, vizitorët e shënuan golin e triumfit të papritur nga një goditje e vetme që e kishin në kornizën e portës së Wojciech Szczesny.
Madje, Benevento nuk e krijoi vetë as golin e tri pikëve, pasi Gaich shënoi vetëm galë ndihmës së Arthur, i cili e humbi topin në zonën e vet, duke ia mundësuar Gaichin ta vjedhë atë dhe ta mposht Szczesny në minutën e 69-të.







