Anglia

Bellingham e Kane ia sigurojnë kualifikimin dramatik Anglisë

Me shumë mund, Anglia ka kaluar në çerekfinale të Kampionatit Evropian në Gjermani.

Të dielën pasdite në Gelsenkirchen, Anglia fitoi 2:1 ndaj Sllovaksë, por vetëm pas dy vazhdimeve nga 15 minuta.

Në fakt Sllovakia ishte me një këmbë në çerekfinale. Por anglezët të frymëzuar nga supergoli i Jude Bellinghamit bënë rikthimin shumë dramatik.

Ylli i ri anglez shënoi supergol me goditje gërshërë për të barazuar rezultatin në 1:1. Për më tepër goli  i Bellinghamit u shënua në minutën e 95-të, kur tifozët sllovakë vetëm po bëheshin gati për festë.

Me rezultatin 1:1 përfundoi koha e rregullt.

Me të nisur vazhdimi i parë, në minutën e 91-të, kapiteni anglez, Harry Kane, shënoi gol të bukur me kokë për 2:1. Dhe shifrat më nuk ndryshuan.

Anglia në çerekfinale përballet me Zvicrën.

Sllovakia kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 25-të. Ivanm Schranz shënoi gol me goditje nga zona pas një aksioni të bukur të sllovakëve. Sllovakia më pas mbajti epërsinë, por vetëm deri në minutën e 95-të.