Liga e Kombeve

Belgjika mposht Zvicrën e shqiptarëve

Belgjika ka shënuar fitore në Ligën e Kombeve përballë Zvicrës së shqiptarëve me rezultat 2-1.

Belgët provuan të parët me Yannick Carrasco dhe Eden Hazard në minutat 10 dhe 20, por pa sukses.

Zvicra raste nuk kishin raste në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë belgët e nisën me gol. Romelu Lukaku shënoi pas një pasi të Thomas Meunier.

Por Zvicra e barazoi rezultatin ku Nico Elvedi asistoi për Mario Gavranovic (1-1).

Kur u prit që ndeshja të mbyllet baras në skenë doli Lukaku që shënoi golin e dytë personal.

Belgjika është e para me gjashtë pikë, ndërsa Zvicra është me tri pikë e dyta në grup.