Belegu: Haradinaj ka bërë më shumë gjatë gjysmë mandati sesa LDK gjatë të gjitha mandateve të tyre

Erolld Belegu, anëtar i ri i AAK’së dhe këshilltar i Kryeministrit, e ka akuzuar LDK’në si parti që nuk merr vendime dhe i jep mundësi të keqes.

Në një koment në fb, Belegu ka thënë se LDK e ka bërë President Hashim Thaçin dhe dështoi të bëjë koalicion me Vetëvendosjen për shkak të interesave persoanele.

Reagimi i plotë i Erolld Belegut

Me gjithë respektin për dëshirën për t’u përmirësuar si parti, të gjithë e dimë se LDK-ja ka qenë pjesë e gati të gjitha qeverive të pasluftës dhe asgjë s’ka bërë për ta luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe për ta zhvilluar Kosovën. Janë ata që e kanë bërë Hashim Thaçin president. Janë ata që kanë shkaktuar skenat traumatike në stacione të autobusëve të ikjes së rinisë sonë nga keqqeverisja e tyre. Në fakt, ata nuk mbahen mend për asgjë të mirë, por vetëm për mosvendosmëri dhe mundësim të së keqes.

Duke i dërguar letra të hapura njëri tjetrit për bashkëpunim përmes statuseve në Facebook, u vërejt se nuk e kanë në interes qytetarin, por vetëm përfitimet momentale të votave në elektorat.

Ata që ia dojnë të mirën këtij vendi, nuk luajnë me ndjenja të qytetarëve. Ata që e dojnë Kosovën 100% shtet, punojnë ditë e natë për rezultate konkrete.

Qeveria e Ramush Haradinajt ka bërë më shumë gjatë gjysëm mandati sesa LDK-ja gjatë të gjitha mandateve të tyre.

loading…