Bekim Jashari uron me fjalët më të mira për ditëlindje, motrën e tij Besartën

Kryetari i Komunës së Skenderajit, Bekim Jashari, ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar motrën e tij për ditëlindje.

Në urimin e tij ai thotë se është Besarta ajo e cila mbush me jetë dhe e motivon për të ecur para.

Shkrimi i plotë:

Sot ka ditëlindjen njeriu më i veçantë dhe më i dashur për mua, motra ime e vetme Besarta, e cila me mbush me jetë e më motivon për të ecur para.Sot në ditëlindjen e saj, ska si të mos me kujtohen vitet e para të saj si fëmijë, dashuria që na ofronte të gjithëve, lidhja e saj e fortë me babushin Hamëzen, të cilit i shkonte çdo herë pas sikur e dinte që do të ndahej shpejtë nga ai, për t’ia falur Kosovës.Ashtu si edhe fëmijët tjerë të familjes, Besarta ishte rritur me frymën e atdhedashurisë, trimërisë dhe kundërshtimit të regjimit shovinist serb.Besarta dhe fëmijët tjerë asnjëherë nuk donin që të largoheshin nga baba Shaban, Komandanti Legjendar Adem Jashari e babushi Hamëza, kështu secili prej tyre edhe në betejën e 5,6 dhe 7 marsit ishin të përgatitur dhe secili prej tyre kryente detyrën e vet, dikush duke ndihmuar me armatim e dikush duke luftuar ballë për ballë kundër armikut.Besarta ishte i vetmi fëmijë që kishte shpëtuar nga kjo betejë, për të dëshmuar kështu luftën heroike të familjes dhe krimet e shtetit serb.Pas marrjes së lajmit për rënien heroike të familjes, Besarta ishte motivi im kryesor për të qëndruar i fortë e për të vazhduar para.Besarta vazhdon edhe sot e asaj dite të jetë gjithçka që më ka mbetur nga familja ime e ngushtë.Sot kur po feston ditëlindjen, dua ti shpreh dashurinë time të pafund e ta falënderoj për lumturinë që ma sjellë për çdo ditë.Dita ime nis me Besartën, me bisedën që bëjë me të çdo herë para së të shkoj në punë.Urime motër, shëndet e gëzime paq tërë jetën!Të paqim gjatë!