Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet duke drekuar shefi i PDK-së Kadri Veseli së bashku më Sami Lushtakun, Bekim Haxhiun dhe Bekim Jasharin, ka ngjallur reagime se mos ky i fundit po i bashkohet PDK-së.
Ata sot janë parë duke drekuar në restaurantin e Nuredin Lushtakut në qendër të Skënderajt gjoja për ta dëshmuar se tashmë nuk ka asgjë të keqe mes tyre.Në krye të tavolines është ‘kumbara” i këtij takimi, Kadri Veseli i cili ka bërë përpjekjen e radhës për ta shpëtuar PDK-ne nga ndarja në bastionin e saj.
Mirëpo burimet e Ballkani.Info e mohojnë një gjë të tillë, duke thën se Bekim Jashari nuk do të kaloj në PDK, dhe se do të qëndroj edhe një mandat si kryetar komune.
Ndërkaq sipas burimeve, Sami Lushtaku do të qëndroj kryetar dege, dhe se Bekim Haxhiu e Nuredin Lushtaku do të qëndrojnë si nënkryetar.
Kujtomë se Bekim Jashari ditë më parë ka paralajmëruar për themelimin e një partie të re./Ballkani.info






