Bekim Jashari: Mallin dhe dhimbjen ndaj familjes ma largon motra Besartë

Bekim Jashari, thotë se motra e tij, Besarta Jashari, i kujton pjesën tjetër të familjes, të cilët u vranë nga forcat policore serbe.

I ftuar në Oxygen të Klan Kosovës në vitin 2020, mes lotësh Jashari pati thënë se mallin dhe dhimbjen ndaj familjes ja largon Besarta.

“Një letër nga motra ime e vetme, Besarta, ajo që më ka mbetur gjallë nga familja ime e ngushtë. Besarta mi kujton motrat dhe vëllezërit: Selveten, Afeten, Besimin, Lirien, Blerimin, Fatimen dhe Blerinën e vogël e cila ishte më e lidhura shpirtërisht me mua”.

“Mallin dhe dhimbjen ndaj familjes ma largon Besarta duke me dhënë forcë e dashuri familjare, sa herë që e shoh të lumtur me dy fëmijët e saj”, pati thënë Jashari.