Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka dhënë detaje për personin e infektuar në këtë komunë.
Jashari thotë se personi i infektuar është nga Runiku dhe punon në Prishtinë.
Postimi i tij:
Qytetar të nderuar,
Mbrëmë kemi shënuar edhe një rast pozitiv me COVID-19 në komunën tonë. Personi i infektuar është nga Runiku dhe punon në Prishtinë.
Pas marrjes së informatës nga IKSHP, kemi ndermarrë hapat e nevojshëm dhe tani rastet futen në vetë izolim.
Kujdesi dhe mbajtja e higjienës personale vazhdon!
Pa panik, mbani distancën dhe zbatoni masat parandaluese!







