Bekim Jashari: E papranueshme që institucionet ende s’kanë marrë asnjë veprim pas hyrjes së ushtrisë serbe në Kosovë

Pas shumë deklarimeve rreth hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës ka reaguar edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari i cili tha se është e pa pranueshme që ende nuk kemi asnjë veprim institucional.

Jashari ka thënë se institucionet tona duhet të marrin masa ndaj provokimit që shteti serb po vazhdon ti bëjë Kosovës.

“Pas asaj që ka ndodhur një ditë me parë është dashur që udhëheqësit e institucioneve tona të takohen dhe të marrin masa ndaj provokimit që shteti serb po bënë ende në Kosovë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Sipas tij institucionet duhet dhënë përgjegjësi për një rast të tillë pasi siç thotë ai Kosova është shtet i pavarur dhe e kanë për obligim që të ruajnë territorialitetin dhe sovranitetin e saj.

Ai kërkon nga autoritete kompetente që të marrin veprime naj asaj që ka ndodhur në Karaçevë dhe të mos lejojnë që të përsëriten provokime të tilla.

“Si kryetar i Komunës së Skenderajt dhe si anëtar i familjes Jashari, i bëjë thirrje institucioneve tona që të marrin veprime konkrete ndaj asaj që ka ndodhur në Karaçevë dhe të mos lejojnë që të përsëriten provokime të tilla”, tha kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.