Kandidati për deputet nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu (numri 109), ka zhvilluar një takim me qytetarë, bashkëluftëtarë dhe përkrahës në Kopiliq të Poshtëm, në konakun e Bacës Ibish.

Sipas Haxhiut, mbrëmja u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe respekti, ku të pranishëm ishin komandant Rasimi, kryetari i nëndegës Ragipi, mësuesi Sheremet, djemtë e Balit, si dhe shumë miq e shokë.

Ai theksoi se konaku i Bacës Ibish ka qenë një pikë e rëndësishme takimesh që nga fushata e tij e parë elektorale, duke e cilësuar atë si vend të miqësisë, besimit dhe përkrahjes së sinqertë.

“Që nga fushata ime e parë elektorale e deri më sot, ky konak ka qenë vendtakim i miqësisë, besimit dhe përkrahjes së sinqertë. Çdo herë jam mirëpritur nga bashkëluftëtarët, miqtë dhe qytetarët e Kopiliqit, të cilëve u jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj PDK-së dhe ndaj meje”, ka deklaruar Haxhiu.

Kandidati për deputet ka falënderuar të pranishmit për mikpritjen dhe mbështetjen, duke vlerësuar se kjo përkrahje paraqet një motiv shtesë për të vazhduar angazhimin politik në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Në fund të mesazhit të tij, Haxhiu ka përsëritur sloganin e tij politik: “Stop krizës, ndrysho Kosovën”.