Bekim Haxhiu për 21-vjetorin e themelimit të PDK-së: Jemi më të sinqertit në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në përvjetorin e 21-të të themelimit të PDK-së, ka thënë ky subjekt politik që nga themelimin, siç ka thënë ai, ka punuar për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Duke uruar për këtë përvjetori, Haxhiu ka deklaruar se PDK ka gabime, por se ka theksuar se janë me të sinqertë se të gjitha partitë e tjera të Kosovës.

“Ne nuk jemi perfekt, kemi edhe gabime, mirëpo ju garantoj se jemi më të mirë dhe me të sinqertë se të gjitha partitë tjera në Kosovë. PDK me vizionin dhe reformimin e saj është shpresa e vetme për një Kosovë të zhvilluar, të përgatitur për tu bërë pjesë e familjes evropiane.Kjo është e mundur me mbështetjen e rinisë dhe qytetarëve të saj”, ka shkruar ai ndër të tjerash.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës sot shënon 21 vjetorin e themelimit.
PDK-ja është parti e vlerave kombëtare, intelektuale, demokratike e humane.

Parti e cila që nga themelimi punoi për ndërtimin dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës.
Duke qenë partia me e fortë dhe konkuruese, shumëherë të tjerët u bashkuan pothuajse të gjitha partitë për ta mundur, jo me projekte, platëformë apo vizion, por me akuza, shpifje e vija të kuqe, të cilat tashmë i kanë shkelur të gjitha. Narracionin që ndëtuan anti-PDK ishte i gabuar, ngase me projekte dhe vizion asnjë parti nuk mund ta konkurojë PDK-në.
PDK konkuroi për të qenë në pushtet me projekte zhvilluese, jo duke u viktimizu e shkatërru Kosovën tonë të brishtë për ndërtimin e së cilës ndihmuan edhe shtetet mike.

Ne nuk jemi perfekt, kemi edhe gabime, mirëpo ju garantoj se jemi më të mirë dhe me të sinqertë se të gjitha partitë tjera në Kosovë.

PDK me vizionin dhe reformimin e saj është shpresa e vetme për një Kosovë të zhvilluar, të përgatitur për tu bërë pjesë e familjes evropiane.Kjo është e mundur me mbështetjen e rinisë dhe qytetarëve të saj.
Gëzuar Dita e themelimit të PDK-së!.