Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se nuk do të mbështesë asnjë formë bashkëpunimi qeverisës mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai është shprehur kategorikisht kundër një koalicioni të tillë, duke theksuar se nuk do të japë votën e tij për një qeveri të përbashkët PDK–LVV.
Sipas Haxhiut, Partia Demokratike e Kosovës do të dalë fituese në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, duhet të kalojë në opozitë.







