Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu 109, ka deklaruar se mbështetja e qytetarëve në Mitrovicë po rritet në prag të zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se ky qytet do të jetë një nga shtyllat kryesore të fitores së PDK-së.

Gjatë një aktiviteti elektoral në Shipol dhe Zhabar të Mitrovicës, Haxhiu tha se ai dhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, janë pritur ngrohtësisht nga qytetarët e këtyre zonave.

Sipas tij, Mitrovica, si vendlindja e Kadri Veseli, do të luajë rol të rëndësishëm në mobilizimin e votuesve dhe në fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

“Në Shipol dhe Zhabar të Mitrovicës u mirëpritëm bashkë me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza. Vendlindja e kryetarit Kadri Veseli, Mitrovica, do t’i prijë fitores së PDK-së më 7 qershor që ta përjetojë ndryshimin që i duhet Kosovës urgjentisht”, ka deklaruar Haxhiu.

Ai ka theksuar se programi i PDK-së synon adresimin e sfidave me të cilat përballen qytetarët, duke përsëritur mesazhin elektoral të partisë: “Stop Krizës, Ndrysho Kosovën”.

Zgjedhjet e 7 qershorit, sipas Haxhiut, përfaqësojnë një mundësi për ndryshim dhe për krijimin e një qeverisjeje që do të fokusohet në zhvillimin ekonomik, mirëqenien e qytetarëve dhe forcimin e institucioneve të vendit.