Bekim Haxhiu merr pjesë në rihapjen e shkollës në Busavatë: Nuk është reformë mbyllja e shkollave, por avancimi i sistemit arsimor

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, me ftesë të banorëve, sot mori pjesë në rihapjen e shkollës në Busavatë të Kamenicës.

Ai u shpreh se nuk është reformë mbyllja e shkollave, por avancimi i sistemit arsimor.

Tutje, Haxhiu tha se për rihapjen e shkollave, e ka ngritur zërin në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Me ftesë të banorëve, sot,mora pjesë në rihapje të shkollës fillore “Hasan Prishtina”, në Busavatë të Kamenicës.

E drejta e qytetarëve gjithnjë fiton para arrogancës dhe vendimeve të pamatura politike.

Për këtë çështje shumë herë e kam ngritur zërin në Kuvend e Kosovës duke  kërkuar nga MASHT që të rihap shkolla në Kamenicë.

Gëzimi i nxënësve për rikthim në bankat shkollore ishte i papërshkrueshëm.

Më në fund qëllimi i mirë u arritë, e fëmijët shënofshin vetëm suksese e mbarësi. 

Refomë nuk është mbyllja e shkollave, por avancimi i sistemit arsimor.

Faleminderit Busavatë për mikëprtijen dhe respektin!

Suksese!

Me ftesë të banorëve, sot,mora pjesë në rihapje të shkollës fillore "Hasan Prishtina", në Busavatë të Kamenicës. E…

Posted by Bekim Haxhiu on Wednesday, 5 May 2021