Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ja ka kujtuar ministrin të Shëndetësisë, Arben Vitia, tollovinv e krijuar para disa jave në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku ishte krijuar tollovi e madhe dhe qytetarët shtyheshin me njëri-tjetrin, çka kishte ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Haxhiu i ka thënë Vitisë se duhet të kërkojë falje për një gjë të tillë, pasi në atë ditë ai ka qenë duke pirë kafe.

“Duhet t’iu kërkoni falje qytetarëve për tollovinë te salla ‘1 Tetori’, derisa ju pinit kafe në Soma”, i tha Haxhiu ministrit Vitia.

Deputeti Haxhiu më tej e pyeti Vitinë se kur do të vije kontigjeni i 1 milionë vaksinave dhe si do të vijnë.

Ndërsa Haxhiu më tej i tha ministrit Vitia a mund të siguron se ai dhe qeveria dorëhiqen nëse 60% e qytetarëve nuk do të vaksinohet deri me 31 dhjetor të vitit 2021.