Bekim Haxhiu ‘godet’ Vjosa Osmanin: “Sherifja” nuk duhet të keqpërdorë veturat e shtetit për të kërkuar vota!

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook pas miratimit të buxhetit.

Haxhiu ka bërë të ditur se amandamentet e propozuara nga ai janë refuzuar nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere si dhe në seancën e Kuvendit.

Ai tutje thekson se kërkesat e tij janë refuzuar me arbitraritet nga Kryetarja e Kuvendit.

Haxhiu ka thënë se e njëjta po mashtron dhe se nga sot nuk duhet të keqpërdorë më veturat e shtetit për të kërkuar vota.

Postimi i plotë:

Të nderuar,
Vota për Buxhetin 2021 ishte votë për ta shmangur krizën në vend që do të prodhonte mosmiratimi i tij, për shkak të dështimit në koalicion dhe qeverisje të partive të mashtrimit e të hajnisë (LVV-LDK).
Jam përpjekur që përmes amendamenteve në Projektligjin për Buxhetin 2021 të bëjë përmiresimet e nevojshme e të domosdoshme, me theks të veçant në sektorin e shëndetësisë.
Por këto propozime u refuzuan nga Komisioni për Buxhet dhe Transfere dhe në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Përmes amendamenteve kam propozuar:

  1. Dyfishim të pagesës për kujdestarit për infermierët
  2. Pagesë shtesë për specializantët, punëtorët e sigurimit dhe pastrimit
  3. Sigurimi i buxhetit për paga për specializantët me vetëfinacim
  4. Përmes Komsionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kam propozuar mbështetje financiare për riparim dhe rregullim të protezave për invalidët e UÇK-së dhe invalidët civilë të luftës.
    5: Projekte infrastrukturore në interes të qytetarëve, si në vijim:
    Projekti ‘Ndërtimi i stadiumit të qytetit të Skenderajt”,
    – Ndërtimi i objektit multifunkional në Skenderaj,
    – Rregullimi i lumit “Klina” nga fshati Kuçicë deri në Skenderaj- faza 3.
    – Ndërtim i i kanalizimit në fshatrat e Bashkësisë Lokale në Likoc- faza 3,
    – Ndërtim i i kanalizimit në fshatrat e Bashkësisë Lokale në Turiçec- faza 3,
    – Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në shkollën “Ahmet Delia”- Skenderaj,
    – Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në shkollën “Fehmi Rama”- Likoc,
    – Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në shkollën “Malush Ahmeti”- Rezallë,
    – Zgjerimi i rrugës Komoran-Drenas – Skenderaj- i është shkurtuar buxheti në 1 milion euro, të jetë 5 milionë për vitin 2021
    – Ndërtimi i rrugës të Guri i Gradinës,
    – Ndërtimi I stadiumit në qytetin e Drenasit- i është shkurtuar buxheti 100 mijë euro, të jetë 1 milion euro.
    – Pishina gjysëm-olimpike në Drenas- i është shkurtuar buxheti në 50 mijë euro, të jetë 450 mijë euro.
    Këto kërkesa me arbitraritet nuk u vendosën në votim nga kryesuesja e seancës.
    Mbes me shpresë që në mandatin e ardhshëm të kemi një parlament dhe qeveri me të përgjegjshme që realizon zotimet ndaj qytetarëve.
    Me sot përfundoi epoka e mashtruesve në politiken tonë. Hajnat e kohës sē pandemisē shkuan në shtëpi dhe “sherifja” siç e ka quajtur veten, kryesuesja e Kuvendit pas tradhtisë për pak pushtet që i’a bëri partisë së vetë (LDK), tani nuk i mbetet tjetër përveç se të keqperdor veturat e shtetit e të dalë të kërkojë vota për veti.
    P.S.
    Nga sot të gjithë të emëruarit politik në institucione publike Presidencë, Kuvend dhe Qeveri duhet t’i dorëzojnë veturat e jo t’i keqperdorin ato në fushatë.