Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu i ka falënderuar mbështetësit e tij dhe të partisë për tubimin e mbajtur në Skenderaj.

“Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj, Drenicë Heroike!”, ka shkruar ai.

“Një mbështetje e jashtëzakonshme nga qytetarët e komunës së Skenderajt për Partinë Demokratike të Kosovës, për Bedri Hamzën kryeministër dhe kandidaturën time si deputet. Ky moment na jep besim që së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”, ka shkruar Haxhiu, i cili mban numrin 109.