Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, me numër 109 në listën zgjedhore, ka zhvilluar një takim me aktivistë dhe simpatizantë të partisë në Fushë Kosovë, në kuadër të mobilizimit për zgjedhjet e 7 qershorit.
Haxhiu ka theksuar se atmosfera dhe mbështetja e qytetarëve tregojnë se Fushë Kosova është e gatshme për ndryshime, duke e renditur këtë komunë në mesin e qyteteve që, sipas tij, po i bashkohen thirrjes për një drejtim të ri për vendin.
“Mbrëmë në Fushë Kosovë me aktivistë e simpatizantë të PDK-së në kuadër të mobilizimit për fitore më 7 qershor. Si shumë qytete tjera, edhe Fushë Kosova është gati për ta ndryshuar Kosovën”, ka deklaruar Haxhiu.
Ai ka përsëritur sloganin politik të subjektit të tij, “Stop krizës, Ndrysho Kosovën”, duke bërë thirrje për mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.
Takimi u zhvillua në një atmosferë mobilizuese, ku mbështetësit e PDK-së diskutuan për organizimin dhe angazhimin në ditët e mbetura të fushatës zgjedhore.







