Bekim Çollaku: SHBA-të me ne s’merren në pafundësi – siç u vendos taksa duhet edhe të pezullohet

Arsyeja që deri më sot nuk ka një marrëveshje të pranuar ligjore, me Serbinë është për shkak të kaluarës së hidhur që ka përjetuar Kosova si pasojë e vuajtjes që shkaktoi regjimi i Sllobodan Millosheviqit, ka thënë këshilltari i presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku.

Në Zona e Debatit, veç kësaj Bekim Çollaku potencoi se në Kosovë ende ka politikanë të përgjegjshëm ndaj dhe duke qenë si i tillë ka theksuar që kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj siç vendosi taksën duhet edhe ta heq me përgjegjësi të plotë, njofton Klan Kosova.

”Ka shumë pak gjasa që ne mund të përfundojmë në një skenar të tillë ku Kosova të mbetet përgjegjëse për mosfunksionimin e dialogut”.

”Kosova ende ka politikanë të përgjegjshëm, llogaris në politikën e Ramush Haradinajt që ashtu siç ka ditur ta vendosi këtë taksë të dijë ta pezullojë atë me përgjegjësi të plotë”.

”Tërheqja e këtij vendimi mund të hap shansin për negociatat. Integriteti ynë territorial nuk negociohet në atë tavolinë”.

”Pa njohje nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Europian e kemi të pamundur të bëjmë një hap drejt anëtarësimit drejt organizatave ndërkombëtare”.

”Ne s’kemi kapacitete të mëdha për të bërë dicka tjetër. Duhet ta shqyrtojmë këshillën e mirë miqësore, spo kërkojnë heqjen por pezullimin e taksës. Sic na ndihmuan ta ndërtojmë ushtrinë, SHBA-të do t’na ndihmojnë në anëtarësim në NATO”.

”As Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk merren në pafundësi me neve”.

”Arsyeja që deri sot s’kemi një marrëveshje të pranuar ligjore është për shkak të kaluarës së hidhur për të cilat vuajtje shkaktar i vetëm është Serbia dhe regjimi i Sllobodan Millosheviqit”.

”Por, a mund të jetojmë në një konflikt të përhershëm në një shtet fqinj? – jo është e pamundur, ndaj është e nevojshme për të arritur një marrëveshje me Serbinë”.

”Janë pjekur kushtet që të arrihet një marrëveshje e tillë, sepse tani ndodhemi në një pikë ku normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është në interes të Serbisë por edhe nga ana jonë kemi interes normalizimin sepse po na pamundësohet anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare”.

”Të gjithë e dijmë që për të arritur në një marrëveshje duhet të kemi pajtueshmëri nga të dyja palët në dialog”.